Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i cili ishte i shoqëruar nga delegacioni i lartë i Guardia di Finanza.
Ky takim vije si rezultat i letrës së dërguar nga Ministri Veliu për Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Italisë, Roberto Gualtieri për fillimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Guardia di Finanza.
Ministri Veliu falënderoi shtetin e Italisë për përkrahjen e vazhdueshme në ofrimin e mundësive të bashkëpunimit në veqanti me Guardia di Finanza.dhe kërkoj mbështetje në fushën e hetimeve të krimeve ekonomike dhe financiare, kontabilitetin financiar, evazionin fiskal, kontrabandimin, financimin e terrorizmit.
Ambasadori Orlando theksoi se kjo është vizita e parë e këtij niveli nga Guardia di Finanza që vërteton edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit u dakorduan për nënshkrimin e marrveshjes ndërshtetërore në fushën e bashkëpunimit policor.
Gjithashtu u tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje si në ofrimin e ekspertizës dhe trajnimeve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.