Ministri Vitia premton investime 7 milionë euro në Sistemin Informativ Shëndetësor

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 14:15 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se 7 milionë euro do të investohen këtë vit në Sistemin Informativ Shëndetësor.

Vitia tha se studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor ndahet në tri pjesë, ku pjesa e parë është viti 2024 e që janë këto 7 milionë euro.

“Pjesa e parë e që është viti 2024 janë këto 7 milionë euro, në të cilat, përveç në disa pjesëve harduerike të cilat duhet patjetër në implementimin e SISh-it, zgjerimit të rrjetit qeveritar, deri te ambulanta e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte të tjera që e vendosin bazën për Sistemin Informativ Shëndetësor, e cila pastaj do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit dhe si parakusht për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, tha Vitia.

Më tej, ai tha se si projekt, Sistemi Informativ Shëndetësor kushton shumë më shumë, bile sipas tij, në fazën finale, nga viti 2027 deri në vitin 2031, parashihet të ketë edhe potencial të investimeve deri në inteligjencë artificiale.

Ai foli edhe për procedurën e furnizimit me barna, ku tha se për shkak të mosmarrjes pjesë të kompanive në disa tenderë furnizimi është shtyrë, por që në fund të janarit e në fillim të shkurtit të ketë me dhjetëra procedura për të gjitha barnat e munguara në Ministrinë e Shëndetësisë.

Vitia tregoi edhe kohën se kur pritet që pajisja Pet Scan, aparaturë që përdoret edhe diagnostikimin edhe për menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit por edhe të disa sëmundjeve të tjera të vijë në Kosovë.

“Pet Scan-i vjen në shkurt. Më vjen që s’mund ta them datën e saktë njëherë. Por ajo që mund ta them është që në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e Pet Scan brenda hapësirave të QKUK-së”.

“Është trajnimi duke vazhduar, pavarësisht se një pjesë e mjekëve kanë qenë të trajnuar më herët, por edhe pas ardhjes së Pet Scan-it do të jetë një trajnim i vazhdueshëm dhe jam i lumtur sepse e bën Kosovën, vendin e parë në Ballkanin Perëndimor në sistemin publik që ka Pet Scan”.

Të ngjashme