Ministri Zemaj kërkon ndihmë nga opozita për ta menaxhuar gjendjen me Covid-19

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kërkoi nga deputetët e opozitës dhe të pozitës unitet në menaxhimin e pandemisë Covid-19, raporton Gazeta Express.

“Mirë do të ishte që të gjithë së bashku të jemi në një front dhe ta luftojmë pandeminë. Politizimi i situatës është gjëja që më së paku i duhet vendit. Qytetarët nuk e duan përçarjen tonë”, tha ai.

Zemaj po ashtu bëri të ditur se nuk do të ketë mbyllje totale si masë për mbrojtjen nga Covid-19, por që tha se masat do të jenë më rigoroze.

Të ngjashme