Ministria e Arsimit ka kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit numrin e saktë të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Ministria e Arsimit.
“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grave dhe fëmijëve, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e grave shtatzëna nga puna, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore”, thuhet në njoftim.
Ministria e Arsimit bën të ditur se do të sigurohet që nxënësit të mos humbin orët mësimore.
“Në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, komunat dhe shkollat, MAShTI do të sigurohet që nxënësit të mos të humbin orët mësimore, njëkohësisht grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre”, thuhet në njoftim.