Ministria e Arsimit njofton se ka thelluar bashkëpunimin me amerikanët në fushën e arsimit të lartë

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se shpejt do të ketë një marrëveshje me SHBA’në për bursat Fulbright. Ka thënë se bashkëpunimi Kosovë-SHBA ka shënuar rritje prej se ka marrë pozitën e udhëheqëses së arsimit.

“Jemi në fazë të avancuar me procesin e arritjes së marrëveshjes me ShBA-në për themelimin e Komisionit Kosovë-ShBA për bursat Fulbright. Një arritje e konsiderueshme kjo për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit të lartë”, ka shkruar Bajrami, në një postim në Fb, ka treguar punët që ka bërë prej se ka marrë mandatin.

Bajrami ka treguar se Gjermania ka ndarë 7 milionë euro për arsim profesional e trajnime ndërsa shpejt do të ketë marrëveshje edhe me shtete tjera të BE’së.

“Kemi nënshkruar marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për grantin në shumë prej 7 milionë euro për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi. Jemi në proces të finalizimit të memorandumeve të bashkëpunimit në fushën e arsimit me Rep. e Çekisë, Rep. e Hungarisë, Qeverinë e Luksemburgut, ADA-n Austriake, Caritasi-n Zviceran, GIZ-in gjerman, etj”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme