Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka mbajtur sot një punëtori me ekspertë nga Italia.
Kjo punëtori për temë ka avancimin e shkollave profesionale në vend dhe arsyeja që ekspertët janë ftuar është për të marrë përvoja nga ta për avancimin e nxënësve nëpër vende pune.
“Arsyeja e mbajtjes së kësaj punëtorie është se jemi duke punuar për kurrikulën e re që ka të bëjë me mësimin dual që për qëllim ka nxënien mësimin praktik pra përveç atij teorik” u tha nga zyrtarët e MASHT-it.
Ndërsa nga ekspertët u tha se për të arritur sukses duhet të ketë bashkëpunim zingjiror mes nxënësve, mësimdhënësve, drejtorëve, ministrisë dhe kompanive.
MASHT do të marrë përvoja edhe nga ekspert të tjerë deri në përfundim të kurrikulës.