Punëtorët e KEDS-it të larguar nga vendi i punës 2 vjet më parë sot po kërkojnë që të kthehen në vendin e tyre të punës.
Pasi që menaxhmenti i KEDS-it nuk i pranoi në takim, ata vazhduan tek Ministria e Drejtësisë.
Aty i prit Altin Ademi, këshilltar i ministrit Abelard Tahirit, raporton Ekonomia Online.
Gjatë këtij takimi Fehmi Pajaziti, kryetar i sindikatës së KEDS-it kërkoi nga MD që ta shqyrtojnë ankesën e tyre në baza ligjore.
“Punëtorët të cilët kanë qenë të larguar duhet me doemos të kthehen në vendin e tyre të punës brenda 3 ditësh. Kompania KEDS nuk po i respekton vendimet e Gjykatës.
Altin Ademi, këshilltarë i ministrit Abelard Tahiri u premtoi se për ankesën e tyre ata do marrin përgjigje brenda ditës.
“Nuk e dimë për lëndën e juaj, ne do të shohim bashkë me organet e drejtësisë në rast se do bëjmë drejtë zgjidhjes së kësaj çështje. Ne nuk duam të komentojmë vendimin e Gjykatës, por mendojmë që ky vendim do zbatohet. Ju duhet të na lini dokumentet tuaja dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë dhe përgjigjen do ta merrni brenda ditës. Por, ne nuk mund të konkludojmë se kush ka të drejtë e kush jo. Kini mirëkuptim të plotë në këtë drejtim”, tha Ademi.