Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit bëjnë thirrje publike për OJQ për procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit
Hapësinor dhe Infrastrukturës janë në proces të themelimit të grupit punues për Planin
Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030 në përputhje me kërkesat e Sekretariatit të
Komunitetit të Energjisë.
 
Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030 është një dokument kyç që përfshinë
objektivat dhe politikat kryesore për të adresuar ndryshimet klimatike dhe promovuar një
të ardhme të qëndrueshme energjetike. Ky plan gjithashtu përfshinë masat që do të
ndërmerren për të arritur targetet për energji dhe klimë të aprovuara në Komunitetin e
Energjisë, përmes përmirësimit të efiçiencës së energjisë, përmirësimit të sigurisë
energjetike dhe tregut të energjisë, si dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të
energjisë.
 
Përmes kësaj thirrje publike ftohen të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, që në
fushëveprimtarinë e tyre kanë energjinë dhe klimën të marrin pjesë në takimin e
organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor
dhe Infrastrukturës, për të diskutuar rreth rolit dhe angazhimit së shoqërisë civile në hartimin e PKEK-së.

Takimi mbahet me datën 3 shkurt 2023, në objektin e Ministrisë së Ekonomisë nga ora
10:00 – 12:00.

Të ngjashme