Ministria e Ekonomisë nesër mbanë konferencë për media, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Fushata e nisur nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar, dikasteri i saj Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se që nga nesër do të filloj lansimi publik.

Sipas agjendës që është dërguar nga ME, prezent dhe fjalim do të mbaj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas tij do të flas ministria e kësaj ministrie, Artane Rizvanolli, më pas edhe nga zyra e Bashkimit Evropian, Alessandro Bianciardi.

Në fund, para koktejit do të prezantohen edhe disa video ku do të paraqesin disa nga idetë e këtij projekti.

FTESË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të mediave

Me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, Ministria e Ekonomisë nesër do të mbajë konferencë për media.

Agjenda:

10:15 – 10:20 Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës

10:20 – 10:25 Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

10:25 – 10:30 Alessandro Bianciardi, Zyra e BE-së në Kosovë

10:30 – 10:45 Prezantim i thirrjes publike dhe procesit të aplikimit

10:45 – 11:00 Prezantimi i videove

Koktej rasti dhe bashkëbisedim

Vendi: Kino Armata, Rr. “Brigada e Kosovës”

Datë: E premte, 18.08.2023

Ora: 10:00-12:00

Të ngjashme