Ministria e Financave me mbështetje të USAID organizon takimin virtual me FMN-në

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave dhe Transfereve sot ka organizuar një forum virtual për të diskutuar sfidat e vazhdueshme dhe të ardhshme të politikës për Kosovën.

Në këtë forum morrën pjesë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Forumi virtual u mbështet nga USAID/Programi për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Në njoftimin e MFT-së thuhet se pjesëmarrësit ndanë pikëpamjet e tyre mbi sfidat dhe politikat për të siguruar qëndrueshmërinë e financave publike, dhe për mënyrat se si sektorët privat dhe publik mund të kontribuojnë në fillimin e rritjes.

Të ngjashme