Falja e borxheve deri më 2 shtator

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 09:49 | Nga

Ministria e Financave rikujton qytetarët e Kosovës se Ligji për Faljen e Borxheve Publike për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, është në fuqi deri më 2 shtator 2016.

Me këtë Ligj përfitojnë të gjithë personat, të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe kompanive publike në Kosovë.

“Prandaj rikujtojmë të gjithë qytetarët të cilët përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008 që të lidhin marrëveshje me institucionin shtetëror apo ndërmarrjen publike për pagesën e borxheve”.

“Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Kjo ministri apelon te qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë ligjore deri më 2 shtator 2016 duke përfituar nga falja e borxheve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme