Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se me 18 prill do të mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2024

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 18 prill 2024 do të mbahet ankandi i
pestë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën
prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe
Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2
vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni
ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme