Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, me të cilin nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte infrastrukturore të kësaj komune, e të cilat kapin vlerën totale prej 90 mijë eurosh.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mitrovicës së Veriut, u nënshkrua për asfaltimin e rrugës “Sami Frashëri” dhe ka vlerën 40 mijë euro, si dhe për asfaltimin e rrugës “Tirana” e që ka vlerën prej 50 mijë eurosh.
Kryetari Rakic, ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Sllavko Simic, i cili ka falenderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë për të mbështetur projektet infrastrukturore në Mitrovicën e Veriut, e që kanë rëndësi për banorët e kësaj pjese të vendit.
Ministri Lekaj dhe kryetari Rakic, biseduan edhe për çështje të tjera, kurse nga ministri Lekaj u ritheksua mbështetja dhe përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunat e vendit pa dallime etnike, duke u bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore të Ministrisë së Infrastrukturës.
Rakic foti Lekajn që në një të ardhme të afërt të vizitojë komunat në Mitrovicën e Veriut, për të parë nga afër nevojat për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.