Me gjithë vështirësitë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Ministria e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës qe disa muaj ka mbetur pa “zot shtëpie”, pasi që ish-ministri Bekim Çollaku ka lënë këtë dikaster qeveritar për të shkuar në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi. Partnerët e koalicionit qeverisës ende nuk kanë arritur ta emërojnë ministrin e ri
Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk do të jetë një proces i lehtë dhe i shpejtë. Përkundrazi, ky rrugëtim mund të zgjasë me vite të tëra. Me gjithë vështirësitë e këtij procesi, Ministria e Integrimeve Evropiane qe disa muaj ka mbetur pa “zot shtëpie”, pasi që ish-ministri Bekim Çollaku ka lënë këtë dikaster qeveritar për të shkuar në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi.
Të gjithë drejtuesit e institucioneve vendore kanë premtuar vazhdimisht se këtë vit BE-ja do t’ia heqë vizat Kosovës, por për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi , si dhe mosluftimin e korrupsionit një gjë e tillë nuk ka ndodhur as sivjet. Shpresat janë se liberalizimi i vizave me BE-në mund të ndodhë gjatë vitit 2017. (Zeri)