Ministria e Punëve të Jashtme i ka ndaluar vizitën Petar Petkoviqit, drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe
“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, bëri të ditur për EkonomiaOnline, Qendresa Fazliu, nga Zyra për Medie e kësaj ministrie.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Qeverisë së Serbisë.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se kjo është hera e pestë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.
“Unë pyes Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar – deri kur është kështu? Sa kohë mendoni se e toleroni këtë sjellje”, tha Bërnabiq.