Ministria e Jashtme paguan qira për një banesë të pashfrytëzuar në Zvicër

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 10:29 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme ka paguar mbi 14 mijë euro për qiranë e një banese në Bernë të Zvicrës, pavarësisht se ai objekt nuk është shfrytëzuar fare për nevoja të ambasadës së Kosovës në këtë shtet.

Kështu të paktën ka konstatuar Zyra Kombëtare e Auditimit, përcjellë AktivPress.

“Ambasada në Bernë kishte paguar shpenzimet e qirasë deri në muajin shtator 2016 në vlerë prej 14,166€3 për banesën e cila kishte qenë në shfrytëzim të konsullit i cili kishte shërbyer deri më 30 nëntor 2015. Sipas zyrtareve të MDKve, pagesa e qirasë ishte bërë për ruajtjen e saj për të emëruarit e rinj”, thuhet në raportin për MPJ-në.

Megjithatë, sipas audituesve, askush nga diplomatët e rinj nuk kishte pranuar të akomodohej në këtë banesë.

“Pagesa e shpenzimeve të qirasë pa u shfrytëzuar nga MDK-të është keqpërdorim i parasë publike si dhe ndikon në rritjen e shpenzimeve pa e përfituar kundërvlerën e tyre”, thuhet në raport.(AktivPress)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme