Ministria e Mbrojtjes me megastrukturë

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Plot 66 dikastere do të funksionojnë nën kupolën e Ministrisë së Mbrojtjes. Pas ristrukturimit, Ministria me emrin e ri do t’i ketë 4 drejtori, 12 departamente, 34 sektorë, 7 njësi dhe 9 zyra.

Organogrami i ri është dizajnuar nëpërmjet një rregulloreje që është aprovuar në Qeveri. Bazuar në të, në kuadër të Ministrisë do të funksionojnë edhe mekanizma të inteligjencës, por edhe të tillë që kryejnë inspektime e hetime. Ministria do të ketë edhe departament të mjekësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Riorganizimi i këtij institucioni do të bëhet në kuadër të transformimit nga Ministri e Forcës së Sigurisë në atë të Mbrojtjes.

Drejtoritë janë përcaktuar si strukturat më të larta organizative, përbrenda të cilave do të funksionojnë departamentet përkatëse, që mbulojnë fushën e politikave të mbrojtjes, mbështetjes, inteligjencës dhe burimeve njerëzore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme