Ministria e Mbrojtjes së shpejti me konkurs për 75 pozita specialistike në FSK

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Amrend Mehaj ka njoftuar se së shpejti Ministria e Mbrojtjes do të hap konkurs për personel civil.

Mehaj ka thënë se konkursi do të jetë i hapur për 75 pozita specialistike në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara. Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngritën dhe kapacitetet e resurseve humane”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka shtuar se Ministria e Mbrojtjes mbështet zhvillimin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional që përmbush standardet e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë që së shpejti Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për personel civil në 75 pozita specialistike në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pozitat për të cilat do të hapen konkurset janë:

Mjek specialist
Infermier
Asistent i Stomatologjisë
Biokimist
Psikolog/Psikolog Klinik
Teknik i Veterinarisë
Zyrtar Ligjor
Specialist për mbrojtje kibernetike
Zhvillues i Sistemeve
Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)
Menaxher i Ëeb Faqes
Zyrtar për Mirëqenie
Zyrtar për cilësi
Teknik i ushqimit
Hidroinxhinier
Inxhinier i Ndërtimtarisë
Zjarrfikës
Mekanik
Inspektues i derivateve
Ligjërues/Instruktor i vozitjes
Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara.

Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane.

Ministria e Mbrojtjes mbështet zhvillimin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional që përmbush standardet e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.

Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat specialistike të cilat do të bëhen të ditura më detajisht sapo të hapet zyrtarisht konkursi.

Ju garantojmë një proces të drejtë dhe transparent!

Të ngjashme