Ministria e Mjedisit mbështet Gjilanin me 250 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Mirusha

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar memorandum për vazhdimin e punimeve në lumin Mirusha.

Sipas Komunës së Gjilanit, Ministria e Mjedisit e financon këtë projekt në shumën prej 250 mijë euro, ndërkaq Komuna merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë që del jashtë kësaj shume.

Haziri e ka falënderuar ministrin Matoshi për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin, në shumë fusha, e në veçanti për përfundimin e këtij projekti kapital.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme