Ministria e Shëndetësisë furnizon me proteza totale Klinikën e Ortopedisë

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 11:30 | Nga

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me proteza totale në vlerë prej 210 mijë euro, .

Materiali specifik përmbanë protezat totale për kërdhokulla dhe gjunjë. Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike.

Menaxhmenti i ShSKUK-së, po punon në edukimin e stafit specialistik të Klinikës së Orotpedisë, për trajnime specifike të ortopedëve jashtë vendit për vendosje të protezave dhe operacione të tjera specifike.

Të ngjashme