Ministria e Shëndetësisë i blen 14 autoambulanca

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndëtësisë i ka blerë 14 autoambulanca. Për këtë tender e ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomik “Madekos Sh.P.K ES Industry Sh.P.K “ me vlerën prej 904 mijë e 383 mijë euro.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në KRPP, sasia e përafert është 14 copa për 3 vite buxhetore, por kjo mund të ndryshoj varësisht nga Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, në limitet + -30%.


Po ashtu sipas dosjes së tenderit për këtë projekt kanë aplikuar vetëm dy kompani, kompania e cila është shpërblyer me kontratë është me çmim më të lartë se kompania tjetër që ka ofertuar.

Oferta e kompanisë tjetër ishte 899 mijë e 920 euro, shkruan Indeksonline.

Kompania kishte paraqitur ankesë në ministri për shkak të diskualifikimit dhe në arsyetimin e ministrisë thuhet se ky vendim erdhi pasi oferta ishte e papërgjegjshme dhe nuk plotësohet kriteri numër 4 kërkesat mbi mundësitë teknike.

Të ngjashme