Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore shumë shpejt do të mbetet pa drejtues, meqë kryeshefit aktual i përfundon mandati brenda 10 ditëve.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që të shmanget vakuumi menaxhues në njërin nga institucionet më të rëndësishme të saj, shkruan Koha Ditore.
Gazeta ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, por ai ka refuzuar të deklarohet për këtë çështje me arsyetimin se ende nuk është vendosur se kur do të hapet konkursi për këtë pozitë.