Ministria e Sportit ndan 14.5 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë

Prishtinë | 22 Mar 2024 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka dhënë një lajm të mirë për sportin në qytetin e Pejës.

Ministri Çeku ka njoftuar se stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.

I pari i MKRS-së, ka njoftuar se ka ndarë 14.5 milionë euro për rinovimin e tërësishëm të stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Njoftimi i tij erdhi nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ku njoftoi se me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve.

Të ngjashme