Ministria Shëndetësisë nënshkroi kontratë të negociuar 1,3 milionë €, injoroi konkurrencën

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Ministra e Shëndetësisë (MSh) e cila drejtohet nga Rifat Latifi përmes procedurës së negociuar pa publik të njoftimit për kontratë, zgjodhi kompaninë “Meditech” si fituese të tenderit 1,3 milionësh për furnizim me insulina, nderi sa në këtë proces prokurimi injoroi në tërsi kompaninë konkurrente “Pharma Leader”, ndonëse sipas dëshmimeve të siguruara nga portali “Front Online”, kjo e fundit kishte shprehur interesim për të marrë pjesë në këtë proces prokurimi.

Kompania “Pharma Leader”, e cila është pajisur me leje importi nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicionale, ku dhe para një kohësh ka importuar një sasi të Insulinave është injoruar në tërsi nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse në tenderin paraprak i cili ende nuk ka marrë një epilog për shkak të mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kishte aplikuar rreth 400 mijë euro më lirë se sa Operatori Ekonomik më të cilën tashmë ministria ka nënshkruar kontratën 1,3 milionëshe për furnizim me Insulina, raporton “Front Online”.

Në ankesën e kompanisë “Pharma Leader”, njëherë drejtuar Autoritetit Kontraktues dhe më pas Organit Shqyrtues të Prokurimit, e cila është publikuar ne ueb faqen e OSHP-së, thuhet se AK-ja e ka zhvilluar këtë procedurë dhe ka kufizuar konkurrencën duke e lejuar si kërkesë vetëm autorizim marketingun dhe duke mos lejuar që të ofertohet edhe sipas UA 02/2014, me të vetmin qëllim që të nënshkruajë kontratë më në fund pas dy viteve dhe pas shumë përpjekjeve me OE e favorizuar “Meditech”. “Sa i përket arsyetimit se Ministria e Shëndetësisë duhet të zbatojë Ligjin Nr.04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale, i cili ligj mbizotëron ndaj akteve tjera nënligjore, ju sqarojmë se ky arsyetim është më të vërtetë absurd i llojit të vet, sepse juridikisht çdo akt nënligjor duhet të jetë dhe është në përputhje dhe në harmoni me ligjet përkatëse, prandaj edhe udhëzimet administrative janë në përputhje të plotë me Ligjin Nr.04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale dhe natyrisht që duhet të zbatohen edhe udhëzimet administrative në fuqi e që nënkuptohet që duhet të zbatohet edhe UA 02/2014 Për thjeshtimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale te cilat nuk kanë paralele te regjistruara ne Republikën e Kosovës” thuhet në ankesën e kompanisë “Pharma Leader”, e cila është publikuar në platformën e OSHP-së. Aty më tutje në ankesë thuhet se AK-ja në arsyetimin e tyre i referohen në mënyrë selektive neneve përkatëse të Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale duke i cekur vetëm nenet që iu përshtaten atyre, e po ashtu i referohen edhe neneve të UA 02/2014 Për thjeshtimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale te cilat nuk kanë paralele te regjistruara ne Republikën e Kosovës, vetëm ku i përshtaten atyre, prandaj ky arsyetim dhe referim është me të vërtetë tendencioz, përveç se është joprofesional dhe shpreh njëanshmëri të plotë për të tentuar të mjegullojë të vërteten.

Dosja tenderit e hartuar jo në mënyrë profesionale

Aty më tutje thuhet se duke pasur parasysh faktet e lartcekura rezulton se AK-ja nuk e ka hartuar dosjen e tenderit në mënyrë profesionale dhe nuk e ka hartuar në atë mënyrë që të mundësojë konkurrencë më të madhe, por e ka hartuar në atë mënyrë që të favorizojë direkt vetëm një kompani, pasi që në dosje të tenderit si dëshmi e ka kërkuar “Autorizimi për Marketing nga AKPPM, me dozën e produktit të kërkuar”, mirëpo nuk e ka përcaktuar se mund ët ofertohet edhe sipas UA 02/2014 Për thjeshtimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale te cilat nuk kanë paralele te regjistruara ne Republikën e Kosovës. “Prandaj dosja e tenderit është dashur të hartohet në atë mënyrë që të lejojë mundësinë e ofertimit edhe për produkte që nuk kanë paralele të regjistruara pra sipas UA 02/2014, prandaj kërkojmë nga OSHP-ja që të detyrojë AK-në të anulojë këtë procedurë të prokurimit, dhe të detyrohet të ndryshojë dosjen e tenderit me qëllim të lejimit të ofertimit edhe sipas UA 02/2014”thuhet më tutje në ankesë.

 Kronologjia e tenderëve për furnizim me insulinë

Sa i përket nevojave për insulinë, AK-ja e ka shpallur tenderin paraprak dhe në lidhje me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale” me nr.prok: 206-22-2211-1-1-1, i cili tani është i pezulluar. Në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit, kompania “Pharma Leader” ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim dhe më pastaj edhe ankesë në OSHP, ku me dt.22.04.2022 kompania ankuese ka pranuar ekspertizën me Nr.102/22, e ku është aprovuar ankesa si e bazuar dhe është konstatuar se AK-ja ka kufizuar konkurrencën me rastin e mos përfshirjes dhe mos lejimit të ofertimit sipas UA 02/2014. Pra, është konstatuar se AK-ja nuk e ka hartuar dosjen në harmoni me konkurrencën e lirë dhe e ka shkelur nenin 7 të LPP-së. Më tutje në ankesën e kompanisë konkurrente thuhet se AK-së në lidhje me tenderin për insulina është munduar çdo herë për të favorizuar një kompani, e ajo kompani është Meditech, ndërsa ky fakt po vërtetohet edhe tani ku AK-ja ka iniciuar procedurë emergjente e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë dhe si përfundim ka ftuar vetëm OE Meditech dhe të njëjtin e ka rekomanduar për kontratë, dhe për më tepër ka publikuar me të njëjtën datë 12.05.2022 si njoftimin mbi vendimin e AK-së, ashtu edhe njoftimin për dhënie të kontratës.  “Sa për rikujtim në lidhje me tenderin me titull ‘Furnizim me insulina analoge nga Lista esenciale për Lot 1 dhe 3 me Nr. prok:206-208397-1-1-1’ ne kishim parashtruar ankesë në OSHP, e ku ishte lëshuar  një ekspertizë me Nr.240/21e dt.19.03.2021 dhe më pastaj vendimi nga paneli shqyrtues me Nr.240/21 i dt.25.03.2021, ku neve na është aprovuar ankesa dhe lënda është kthyer në rivlerësim. Në këtë aktivitet të prokurimit ne kishim ofertuar sipas UA 02/2014 ashtu siç ishte lejuar dhe përcaktuar edhe në dosje të tenderit dhe kishim ofertuar me çmim rreth 400 mijë euro më lirë se sa OE i rekomanduar për kontratë, ndërsa OSHP-ja e kishte konstatuar se ne ishim eliminuar pa të drejtë. Pas rivlerësimit AK-ja përsëri e ka rekomanduar për kontratë OE e njëjtë, me çmim rreth 400 mijë euro më shtrenjtë duke mos respektuar vendimin e panelit shqyrtues dhe duke favorizuar OE e njëjtë. Pas rivlerësimit, ne përsëri kemi parashtruar ankesë në OSHP dhe ankesa ishte aprovuar përsëri, por nga një ekspert tjetër me ekspertizën Nr.397/21 të dt.31.05.2021, mirëpo më pastaj OSHP-ja kishte mbetur pa Bord dhe nuk është nxjerr një vendim përfundimtar, me ç’rast lënda ka mbetur e pezulluar” thuhet në ankesë

Ndryshim në dosje te tenderit

 Me tutje në ankesën e kompanisë thuhet se në këtë aktivitet të prokurimit AK-ja ka bërë një ndryshim në FDT tek kërkesat në lidhje me kapacitetin teknik/profesional duke e larguar nga dosja e tenderit UA 02/2014 dhe duke e kufizuar mundësinë e ofertimit sipas UA 02/2014. Sipas tyre këtë veprim e ka ndërmarr me të vetmin qëllim që ta eliminoj nga konkurrenca dhe ta favorizon kompaninë Meditech, sepse e ka vërejtur nga vendimi paraprak i OSHP-së se kur lejohet të ofertohet edhe sipas UA 02/2014, atëherë ne do të jemi fitues dhe ofertojmë me çmim më të lirë. “Edhe në këtë procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë ka vepruar njëjtë duke mos lejuar që të ofertohet sipas UA 02/2014, me të vetmin qëllim që ti sigurohet kontrata një OE, e ky dihet që është Meditech. Pra, është shumë lehtë e kuptueshme tendenca e AK-së për të na diskriminuar neve si kompani serioze dhe e përgjegjshme dhe tendenca e AK-së për të favorizuar një kompani tjetër. Për më tepër, për ne është shumë i çuditshëm guximi dhe vendosmëria e AK-së për të tentuar pa kufi ta favorizoj një kompani të caktuar dhe ta kufizon konkurrencën, e me këtë veprim edhe ta rrezikoj dëmtimin  e buxhetit të Shtetit. Edhe tani ekspertiza e ekspertit të OSHP-së, me nr.102/22 e dt.21.04.2022 e ka konstatuar se AK-ja pa të drejtë e ka larguar nga dosja e tenderit UA 02/2014 dhe e ka kufizuar konkurrencën, ndërsa e ka favorizuar një OE të caktuar. Duke pasur parasysh këtë kronologji dhe mund të themi këtë histori të prokurimit për furnizim me Insulina dhe duke e pasur parasysh tendencat të njëpasnjëshme të AK-së për favorizim të hapur të kompanisë Meditech , ne e kemi pritur se AK-ja do ta zhvilloj një procedurë të negociuar dhe ta favorizoj kompaninë e saj të preferuar, së paku në këtë mënyrë, sepse me procedura të rregullta nuk po e arrin ta shpall fitues ligjërisht. AK-ja edhe në këtë aktivitet të prokurimit, duke mos lejuar që të ofertohet sipas UA 02/2014  dhe duke e ftuar vetëm një kompani për negocim e ka kufizuar konkurrencën dhe e ka favorizuar vetëm një kompani, pavarësisht që ne e kemi paralajmëruar AK se jemi palë me interes sipas nenit 4 paragrafi 1.26 të LPP-së dhe se kompania jone i ka në Depo Farmaceutike Insulinat dhe mund te bëjmë furnizimin e menjëhershëm, gjithashtu ne kemi Licence për Import të produkteve te kërkuara (Insulinave Analoge) dhe mund te importojmë çfarëdo sasie që mund të kërkohet nga ana e AK-së” thuhet me tutje ne ankese

 Kompania ka importuar insulinat

 Me tutje na ankesën e kompanisë “Pharma Leader” thuhet se duke pasur parasysh që  si kompani serioze kane licencë importi dhe kane realizuar kontrata dhe po ashtu jane në realizim e sipër të disa kontratave të tjera, kanë kërkuar nga OSHP-ja që ta detyroni AK të anuloj këtë procedurë të prokurimit dhe të rifilloj edhe njëherë këtë procedurë dhe të hap konkurrencën, duke i ftuar “Pharma Leader” të jene pjesë e negociatave me qëllim të respektimit të nenit 7 të LPP-së dhe me qëllim që të zbatohet edhe parimi i qëllimit të ligjit të prokurimit publik, e siç e din edhe vet AK-ja.  “Qëllimi i këtij ligji është të siguroj mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike, burimeve publike si dhe të gjitha fondeve dhe burimeve të tjera të  autoriteteve  kontraktuese  në  Kosovë. Në këtë procedurë të prokurimit gjithçka mund të ketë tjetër përveç transparencës, e mos transparenca shpie në favorizim të haur të një kompanie dhe në drejtim të monopolit.

Tendenca e AK-së shihet hapur edhe kur merret parasysh fakti se AK-ja ende pa u kryer afati ligjor për shqyrtim të ankesës, e ka shpall këtë procedurë të negociuar pa publikim. Ankesa jonë është dorëzuar në OSHP me dt.15.04.2022, ndërsa afati për të nxjerr një vendim është diku 34 ditë, e që në raste të caktuara mund të shtyhet edhe më shumë. Deri te kjo procedurë ka ardhur pikërisht me fajin e AK-së dhe me tendencat e saj, ndërsa edhe zhvillimi i kësaj procedure duke e ftuar vetëm një operator ekonomik e dëshmon qartë qëllimin e AK-së, se përse e ka sjell në këtë situatë dhe në këtë gjendje Ministrinë e Shëndetësisë sa i përket furnizimit me insulina. Pra vetë ngutia e AK-së tregon më së miri qëllimin e saj” thuhet në fund të ankesës. Për ketë çështje “Front Online” i ka dërguar pyetje Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta

Të ngjashme