Ministrja Bajrami: Janë ekzekutuar pagesat për 826 përfitues dhe 288 biznese

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave Hikmete Bajrami ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pagesat për 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2*130), kurse 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3*130), me shume totale 220,480.

Ajo tha se janë kryer edhe pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1,350,546.63.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Financave sot ka bërë këto pagesa:
Masa 8: Pagesa per 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2*130), kurse 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3*130), me shume totale 220,480.

Masa 3a: Pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1,350,546.63.

Masa 14: Pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 persona marrin një pagesë, kurse 545 persona marrin dy pagesa përnjëherë, në vlerë prej 1,990,690.

Ju faleminderit për durimin!

Të ngjashme