Ministrja e Arsimit: Të rinjtë shqiptarë largohen pasi në vendet perëndimore po plaket popullsia

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në ditën e parë të vitit të ri shkollor është ndalur të një tjetër fenomen që po ndodh në Shqipëri siç është largimi i të rinjve jashtë vendit. Sipas ministres të rinjtë shqiptarë po largohen për studime apo punësime, në shtetet ku popullsia po shkon drejt plakjes.

Më tej Kushi shtoi se kjo tendencë nuk është vetëm në Shqipëri, por në Ballkan.

“Përveç krizës globale, ne këtu në Shqipëri po përballemi edhe me një tendencë tjetër, një sfidë tjetër. Një tendencë në fakt me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik. Një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo për punësim, drejt vendeve perëndimore siç është Gjermania, por jo vetëm. Vende të cilat duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës, kanë hapur dyert për të rinjtë tanë, veçanërisht për mjekët, për infermierët, por edhe për profesione të tjera të kohës”, theksoi ajo.

Të ngjashme