Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka reaguar për dhunën që iu shkaktua të miturës në Rahovec, nga familjarët e saj.
“Si Ministre e Drejtësisë, jam e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec. Dhuna ndaj femrës në veçanti, nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Si nënë e një vajze të vogël, jam thellë e tronditur. Rasti në Rahovec shpresojmë të mos përsëritet dhe organet e drejtësisë presim ta thonë fjalën e vet”, ka shkruar Hoxha në faqen e saj në Facebook.