Ministrja Haradinaj-Stublla zhvillon takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, të hënën zhvilloi një takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, z.Vivian Balakrishnan.

“Kisha mundësi të dëgjoj më shumë kurreshtje homologun Balakrishnan, i cili ndau detaje nga praktika e Singaporit në menaxhimin efektiv të pandemisë. U pajtuam që menaxhimi i pandemisë është më shumë çështje politike e sociale, sesa mjekësore – sidomos në mungesë të një trajtimi efektiv dhe të qasshëm për të gjithë, duke u zotuar se do të vazhdojmë dialogun praktik për të bashkëpunuar në këtë drejtim”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Kosova dhe Singapori besojnë fuqishëm tek multilateralizmi, si një instrument për paqe dhe zhvillim. Kjo provohet edhe ne këtë kohë pandemie, kur Singapori është ndër themeluesit e nismës COVAX për qasje te barabartë në vaksinën kundër Covid19, çka ndihmon vendet e vegjël dhe jo te pasur.

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla tha po ashtu se me fokusin që Kosova ka në shndërrimin e vendit në një qendër rajonale për innovation dhe teknologji, Singapori vjen natyrshëm si një partner i besueshëm.

“Në këtë kontekst, diskutuam edhe për iniciimin dhe finalizimin e disa marrëveshjeve bilaterale, si dhe mundësinë e akreditimit të Ambasadorit Jo-Rezident të Kosovës në Singapor dhe anasjelltas”, tha Ministrja, duke bërë të ditur se me homologun e saj janë pajtuarpo ashtu që të shkëmbejnë vizita të nivelit të lartë posa të rikthehet normaliteti.

Të ngjashme