Ministrja Haxhiu i kërkon Serbisë që t’i transferojë në Kosovë dy të burgosur

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Serbia, që të transferojë në Kosovë, dy të burgosur shqiptarë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës, – njoftoi Haxhiu në Fb. – Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra.

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.”

Të ngjashme