Ministrja Hodzic flet për përfaqësimin gjinor në nivelin lokal

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Në një takim të iniciuar nga MAPL-ja,  në krye me ministren Adrijana Hodžić në bashkëpunim me OSBE-në, ku u diskutua përfaqësimi gjinor në nivelin lokal dy vjet pas zgjedhjeve lokale.

Në takim morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale, institucioneve të tjera qeveritare, përfaqësues të sektorit joqeveritar lokal si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Ministra Hodzic ka theksuar „ Në dy vitet e kaluara është regjistruar progresi i përfshirjes së grave në institucionet lokale, por qëndron fakti se ky parim nuk ka aritur nivelin e duhur”.

“Është e domosdoshme  që të zbatohen plotësisht të gjitha ligjet dha mekanizmat institucionale në luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimit të grave në të gjitha sferat e jetës dhe proceset që ndodhin në shoqërinë tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme