Ekonomia Online
FUNDIT

Ministrja Hoxha fton bashkatdhetarët me të drejtë vote në BE, të votojnë për Parlamentin Evropian

Ministrja Hoxha fton bashkatdhetarët me të drejtë vote në BE, të votojnë për Parlamentin Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ftuar bashkatdhetarët në vendet e Bashkimit Evropian me të drejtë vote, të dalin dhe votojnë partitë e preferuara për Parlamentin Evropian. Ministrja Hoxha ka potencuar se “ju e begatoni jetën në shtetin ku jetoni në BE, andaj, dilni e votoni për vlerat për të cilat edhe ne si […]

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ftuar bashkatdhetarët në vendet e Bashkimit Evropian me të drejtë vote, të dalin dhe votojnë partitë e preferuara për Parlamentin Evropian.

Ministrja Hoxha ka potencuar se “ju e begatoni jetën në shtetin ku jetoni në BE, andaj, dilni e votoni për vlerat për të cilat edhe ne si Republikë e Kosovës përpiqemi dhe angazhohemi…duke çmuar e promovuar dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

Sot e deri më 26 Maj 2019, mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Ftoj të gjithë bashkatdhetarët, me të drejtë vote të dilni e votoni!

Ju keni gjetur mikpritje, të bazuar mbi vlerat më të çmuara të BE-së, të qëllimeve të saj, si: forcimi i paqes, sigurimi dhe garantimi i lirisë, zhvillim të balansuar, kundër përjashtimit dhe diskriminimit, promovimi i shkencës dhe dijes, solidaritetin dhe zhvillimin ekonomik, respektimi i dallimeve kulturore e gjuhësore si dhe unifikimin monetar.

Dilni dhe votoni, sepse ju e begatoni jetën në shtetin ku jetoni në BE, andaj, dilni e votoni për vlerat për të cilat edhe ne si Republikë e Kosovës përpiqemi dhe angazhohemi, që të bëhemi pjesë e këtyre vlerave, duke çmuar e promovuar dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Mbi këto vlera, ju jeni të lumtur me vlerat e BE-së, rikonfirmoni praninë tuaj në shtetin mikpritës, duke votuar, për vete, fëmijët Tuaj dhe Kosovën brenda vlerave evropiane!

Të ngjashme