Ministrja Hoxha, takoi ambasadorin francez, Chabert, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave



Prishtinë | 24 Pri 2018 | 15:56 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Francës, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për Raportin e vendit të Komisionit Evropian, të arriturat e evidentuara aty si dhe sfidat e këtij procesi.

Hoxha, theksoi se Raporti i Komisionit Evropian është objektiv dhe udhëzues i mirë për të arriturat dhe sfidat tona, duke u përqendruar në prioritetet e procesit nëpër të cilin po kalon vendi.

“Raporti është objektiv, ka evidentuar të arriturat tona por edhe sfidat, duke dhënë udhëzime se ku duhet të përqendrohemi për të përshpejtuar synimet tona integruese.

Ne besojmë se arritjet tona janë në pajtim me kërkesat për liberalizimin e vizave, 95 nga të cilat janë realizuar.

Arritjet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk do të ndalet edhe pas liberalizimit të vizave, ngase, këtë dukuri negative do ta luftojmë vazhdimisht, në pajtim me vlerat që aspirojmë”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Me këtë rast Ministrja kërkoi mbështetjen e Francës për vendimin e liberalizimit të vizave. Ndërsa ambasadori Chabert, theksoi se Franca ka përkrahur vazhdimisht dhe do ta përkrah në të ardhmen, procesin integrues të Republikës së Kosovës, duke kontribuar në rrafshin ndërkombëtar por edhe në shtetndërtim.

Ministrja në takim theksoi rëndësinë e konsensusit nacional në procesin integrues, sepse, kjo është alternativa e vetme sa i takon të ardhmes tonë brenda Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme