Ministrja serbe: Jemi duke përgatitur dokumentacionin për ndërtimin e tubacionin të gazit në Prishtinë

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajloviq, ka folur për diversifikimin e furnizimit me energji, ndërsa ka thënë se dokumentacioni për ndërtimin e gazsjellësit në Prishtinë do të jetë gati këtë vit, transmeton Gazeta Express.

Si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, u ra dakord edhe për diversifikimin e furnizimit me energji.

“Le të jemi plotësisht specifik: Ndërlidhja e gazit Nish-Dimitrovgrad, unë mendoj se një tender për ndërtimin e atij tubacioni të gazit do të shpallet javën e ardhshme, tashmë është shpallur një tender për kompaninë që do ta mbikëqyrë ndërtimin e asaj lidhjeje. Gjithashtu çfarë do të bëhet këtë vit është përgatitja e dokumentacionit teknik të projektit për ndërlidhjet me vendet e tjera. Si në transport, si edhe në energji dhe gaz, ne duhet të jemi një korridor tranziti. Dokumentacioni do të bëhet për lidhjet me Rumaninë, BeH, Kroacinë, Malin e Zi. Do të bëhet për ndërtimin e tubacionit të gazit në tubacionin e gazit në Prishtinë për t’u lidhur me Malin e Zi. Kjo i jep Serbisë mundësinë të pranojë gaz që do të jetë nga një furnizues tjetër”, tha Zorana Mihajlovia në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme