Për Gjuriqin, ministrja serbe refuzon ambasadorin amerikan

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 20:24 | Nga

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës e Qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajloviq, e ka refuzuar ftesën e Ambasadorit Amerikan në Beograd, Kajl Skot, që të marrë pjesë në shfaqjen e një trupe amerikane të baletit në Festivalin e Vallëzimit  në Beograd.

Shkak për këtë ishte arrestimi i Marko Gjuriqit në Kosovë.

“Për shkak të këtyre veprimeve shokuese dhe të papranueshme ndaj një anëtari të Qeverisë së Serbisë, nuk mund ta pranoj ftesën tuaj për ta shikuar shfaqjen e trupës amerikane”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme