“Asgjë në Kosovë nuk mund të bëhet pa serbët”

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 11:20 | Nga

Pas zgjedhjeve në Kosovë, asgjë nuk do të mund të bëhet  pa serbët dhe përfaqësuesit e tyre politik, tha sot zëvendëskryeministrja e Serbisë,  Zorana Mihajloviq, duke shtuar se shumë shpejt presin formimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Zgjedhjet kanë treguar paqëndrueshmërinë e shqiptarëve, por stabilitetin dhe unitetin e serbëve dhe për ne është e rëndësishme kjo. Ka ende shumë punë për t’u bërë në Kosovë, shumë shpejt presim formimin e Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Mihajloviq në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Ajo shtoi se zgjedhjet demonstruan lidhjen politike të Beogradit, kreu të shtetit dhe Qeverisë së Serbisë ndaj serbëve në Kosovë se politika është e saktë, sepse serbët janë bërë bashkë dhe kanë treguar se mund të jenë  pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve të ardhshme në Kosovë.

“Tanimë pala shqiptare nuk mund të bëjë asgjë pa palën serbe, nuk mund ta ndryshojnë kushtetutën dhe unë jam e kënaqur për këtë”, përfundoi ajo, raportojnë mediat serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme