Ministrja Tahiri beson se Serbia do ta njohë Kosovën

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 13:57 | Nga

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se beson se Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës. Këto komente ajo i ka bërë gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme.

Më tutje ministrja ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Dialogu i Brukselit është historik, për shkak të marrëveshjeve që janë arritur”, tha ajo.

Ajo më tutje tha se në nëntor do të hapet zyra e regjistrimit civil në Mitrovicën Veriore.

“Këtë do ta bëjmë pasi serbët janë shumë të interesuar që të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës”.

“Gjendja në veri është shumë stabile dhe krejt kjo situatë është rezultat i dialogut të Brukselit”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme