MINT-i zhvillon aksion bashkë me doganën e policinë: Mbyllen 3 lokale dhe sekuestrohen mbi 800 produkte

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së
Tregut ka zhvilluar sot një aksion të përbashkët me Doganën dhe Policinë e Kosovës në tri regjione
(Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë) me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimi dhe
falsifikimi.
Gjatë këtyre inspektimeve të përbashkëta janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e
subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar.
Sasia e produkteve të konfiskuara deri më tani është mbi 800 copë (produkte të ndryshme) si dhe 350
gram metale të çmuara (argjend)
Gjithashtu, janë mbyllur me masë të përkohshme nga inspektorët e tregut 3 subjekte ekonomike pasi
që të njëjtat konsiderohet se nuk i’u kanë mundësuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre zyrtare.

Të ngjashme