“Miqtë e Amerikës” festojnë ditëlindjen e ish-presidentit Clinton, në shkollën “Xhavit Ahmeti” përurohet këndi amerikan

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 12:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në objektin e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë është përuruar këndi amerikan, raporton Ekonomia Online.

Ky aktivitet u organizua nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” në Kosovës me rastin e ditëlindjes së 76-të të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton.

Me këtë rast drejtori i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se aleatët tanë meritojnë falënderim për angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.

Tutje, ai tha se është e rëndësishme që edhe gjeneratat e reja të mësojnë për përkrahjen e ShBA-së, duke pasur parasysh luftën të cilën e ka kaluar populli i Kosovës.

“Janë të nevojshme dhe të mirëseardhura hapja e klubeve, organizimi i koncerteve, organizimi i konkurseve publike, me të cilat u shpjegohet fëmijëve tanë që aleati ynë strategjik gjatë historisë, ka qenë ShBA”.

“Jemi djeg, jemi persekutu, jemi shkatërru, jemi dhunu dhe askush nuk ka marrë veprime kundër agresorëve”.

Edhe Xhavit Berisha, drejtori i shkollës, tha se kontributi i ShBA-së ka qenë i vazhdueshëm, sidomos në luftën kur ishim në situatë të vështirë.

Ai u shpreh i hapur për bashkëpunime të tjera të këtij lloji.

“Ne e ndjejmë për mburrje dhe krenari, çdo bashkëpunim që ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti me ish-presidentin Clinton, kur i dimë vendimet e tij në kohët më të vështira”.

“Ne, si një shkollë në periferi, ndonjëherë jemi më të anashkaluar, prandaj i jemi shumë mirënjohës kryetarit, ekipit të tij dhe ekipit tonë që e kanë bërë të mundur këtë”.

May be an image of 6 people, people standing and indoor
May be an image of 8 people and people standing

Të ngjashme