“Miqtë e Amerikës” nesër i dorëzojnë Ferdonije Qerkezit titullin “NËNË SHQIPTARE – ALBANIAN MOTHER”

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Shoqata “Miqtë e Amerikës” përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se nesër do ti ndajnë titullin “NËNË SHQIPTARE – ALBANIAN MOTHER”, Ferdonije Qerkezit, nënës e cila ka të zhdukur bashkëshortin dhe fëmijët në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit ky titulli i dhurohet në mënyrë simbolike të gjitha nënave që gjatë historisë i humbën më të dashurit e tyre duke e mbrojtur vendin e tyre.

Tutje ne njoftim thuhet se ky titull do ti dhurohet Fdonije Qerkezit, nesër në ora 11.00, në shtëpinë e sajë muze në Gjakovë.

“Në nderim të Epopesë së UÇK-së 5, 6, 7 Marsit, dhe pasiqë bashkëshorti i zonjës Ferdonije Qerkezi e ka pasë ditëlindjen në këtë datë në koordinim me te nesër më 7 Mars 2023 duke fillu në ora 11.00, në shtëpinë e sajë muze në Gjakovë do t’ia dorëzojmë titullin “NËNË SHQIPTARE – ALBANIAN MOTHER”.

“Edhe pse çetnikët serb të dirigjuar nga Institucionet më të larta të shtetit serb, të bekuar e përkrahur nga kisha serbe i’a vranë katër djemtë dhe bashkëshortin. Nënë Ferdonije gjeti forcë dhe kurajo të jetojë dhe ti tregojë botës për masakrën e bërë ndaj familjarëve etë afërmve të saj”.

“Në mënyrë simbolike ky titull u ndahet TË GJITHA NËNAVE TONA që gjatë historisë i humbën më të dashurit e tyre duke i mbrojtë teritoret tona apo që i vranë çetnikët serb në shtëpit e tyre vetëm e vetēm pse ishin shqiptar. Zoti I bekoftë nënat tona!”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme