Miratohen konkluzat e përbashkëta të dialogut për ekonomi dhe financa me BE-në

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Janë miratuar konkluzat e përbashkëta të dialogut për ekonomi dhe financa me BE-në në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, i cili tha se kjo është bërë në kuadër të takimeve të rregullta në këtë fushë në Bruskel.

Murati tha se Kosova u vlerësua për rritjen e të hyrave tatimore dhe për progresin në thjeshtimin e digjitalizimit të ambientit të të bërit biznes.

”Sot në Bruksel miratuam konkluzat e përbashkëta në kuadër të takimeve të rregullta të dialogut për ekonomi e financa me BE-në. Për Kosovën, ndër tjera është vlerësuar rritja e të hyrave tatimore si rezultat i luftimit të informalitetit, dhe progresi i bërë në thjeshtësim e digjitalizim të ambientit të të bërit biznes”, ka shkruar Murati në Facebook.

Të ngjashme