Është miratuar draft-plani i Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm në zbatim të Agjendës 2030 në Kosovë. Ky draft, i përbërë nga shtatë pika, u kërkua që të gjejë zbatim në ekzekutiv dhe në legjislativ, raporton Ekonomia Online.
Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim të OKB-së, tha se ka ende punë se i përket mbrojtjes së mjedisit, ndonëse shtoi se si në çdo vend tjetër pandemia ka lënë pasoja.
“Brengat mjedisore kërkojnë zgjidhje, kjo ka të bëjë sesi ta menaxhojmë ajrin ku jetojmë. Duhet të merrni disa vendime të vështira sa i përket luftës ndaj ndotjes së ambientit dhe agjenda 2030 është baza në qëllimet e zhvillimit të kësaj kategorie”, tha ajo.
Maria Suokke nga UNDP-ja, u shpreh i bindur se Këshilli do të luajë rol kyç në ruajtjen e ambientit, duke kërkuar që të ketë bashkëpunim me shoqërinë civile e sektorin privat.
“Objektivat e qëndrueshme janë në të gjitha fushat në Kuvend. Pandemia ka ndikuar në edukim, në shëndetësi dhe në ekonomi, dhe Kosova po riparohet nga kjo pandemi”, tha ajo.
“Besoj se ky Këshill do të jetë kyç në ruajtjen e ambientit dhe jemi të gatshëm të iu mbështesim. Do të doja të iu inkuadroj që ky Këshill të punojë edhe më grupe tjera shoqërore, brenda sektorëve formal, duke përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat”, tha ajo.
Draft-planin e këtij Këshilli e paraqiti Shqipe Krasniqi. Si pikë kryesore kërkoi që të mbahet një herë në vit një seancë parlamentare për këtë Këshill.
“Organizimi i njëherë në viti i një seance parlamentare mbi Organizimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm, përfshirja e këtij Këshilli ne procesin e hartimit të ligjeve, përfshirja e Këshillit në buxhetin e Qeverisë dhe Promovimi i OZhQ-ve dhe rritja e vetëdijes për zhvillim të qëndrueshëm brenda vitit”, tha ajo.
Ndërsa sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, propozoi dy komponentë në këtë draft-plan të Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, raporton EO.
“Mendoj se te aspektet të shtohen dy komponentë të reja, që stafi i Kuvendit dhe atyre të ministrive të mbajnë takime të rregullta, në mënyrë të eliminimit të vonesave dhe të shkojmë direkt në votim të atyre projektligjeve që prekin objektivat kryesore”.
“…duhet të bisedohet kur parashihet buxheti, sepse tashmë thuajse e kemi gati buxhetin dhe nuk besoj se kjo mund të përfshihet në këtë kohë, por që duhet të bëhet në të ardhmen”, tha ai.