Miratohet koncept dokumenti që ka për qëllim pavarësinë e plotë të AKA-së

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 15:16 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, para kabinetit qeveritar ka prezantuar koncept dokumentin në lidhje me Agjencinë Kosovare të Akreditimit për krijimin e kornizave të reja ligjore, raporton Ekonomia Online.

“MAShT duke pas parasysh rëndësinë e koncept dokumentit që parashihet në planin e punës për vitin 2019 kërkon miratimin e këtij koncept dokumenti. Objektivi është pavarësia e plotë e Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Universitetet private dhe publike iu ka mundësuar me i riorganizu programet e caktuara në bazë të atyre që janë kërku”, tha Bytyqi.

Kabineti qeveritar ka miratuar këtë koncept dokument.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të jetë përgjegjëse për krijimin e politikave në pavarësimin e plotë të funksionimit të Agjencionit Kosovar të Akreditimi dhe do të kujdeset që kjo fushë të rregullohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Të ngjashme