Me 71 vota për dhe 1 abstenim, në seancën e sotme plenare është miratuar në lexim të parë Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.
Derisa votat për miratim kanë marrë edhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Familjen; Projektligji për qasje në dokumentet publike.
Derisa në lexim të dytë janë miratuar Projektligji për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës; Projektligji për gjak dhe përbërës të gjakut, raporton Ekonomia Online.
Seanca e re ka filluar duke u miratuar të gjitha pikat e mbetura nga seancat e kaluara përveç Projektligjit për Noterinë dhe Raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, të cilat nuk kanë pasur kuorum për t’u votuar.