Miratohet përdorimi i ilaçit për tumoret desmoide në pacientët e rritur

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Ilaçi i miratuar është menduar kryesisht për trajtimin e pacientëve të rritur që nuk bën të operohen as nuk mund t’i nënshtrohen rrezatimit.

Ilaçi për tumoret desmoide do të jetë për pacientët e rritur me tumore dezmoide progresive që kanë nevojë për trajtim sistemik.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA ka miratuar ilaçin Ogsiveo (nirogacestat) për tumoret desmoide të formuluar nga kompania SpringWorks Therapeutics Inc.

Ilaçi për tumoret desmoide tregoi përmirësim klinik te pacientët, sipas telegrafit.

Miratimi për terapinë e shpejtë dhe përparimtare u bazua në rezultatet e një sprove ndërkombëtare, multicentrike, në të cilën 142 pacientë të rritur me tumore desmoide të avancuara, të cilët nuk ishin të përshtatshëm për kirurgji, u caktuan rastësisht për të marrë 150 mg Ogsiveo ose placebo oral dy herë në ditë.

Të ngjashme