Miratohet Plani Zhvillimor Strategjik i Ministrisë së Drejtësisë 2023-2025

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Planin Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2023-2025.

Sipas Haxhiut, ky Plan është hartuar në disa faza, që ka përfshirë identifikimin e problemeve dhe sfidave nga burimet e brendshme dhe jashtme, takimet dhe konsultimet me përfaqësuesit e njësive të Ministrisë dhe akterët tjerë të jashtëm si dhe konsultimin publik, transmeton Klankosova.tv.

Plani përfshin edhe ndikimin buxhetor të tij, si dhe ka përcaktuar edhe metodologjinë e monitorimit dhe raportimit për të siguruar që veprimet e planifikuara zbatohen në praktikë.

“Plani parasheh 182 aktivitete me qëllim të adresimit të problemeve dhe sfidave të identifikuara të cilat janë të kategorizuara në katër objektivave që synohen të arrihen deri në vitin 2025”, thuhet në njoftim.

“Objektivat janë si në vijim: 1) Ministria e përgatitur me staf profesional; 2) Digjitalizimi i MD-së; 3) Agjenci ekzekutive efikase në kuadër të MD-së dhe 4) Ministria më afër publikut”.

Të ngjashme