Me 62 vota, Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për zyrtarët publik, i cili kishte gjithsej 95 amendamente, raporton Ekonomia Online.
Deputeti Nait Hasani në cilësinë e kryetarin e Komisionit për Administratë Publike kërkoi votimin e tij me arsyetimin se rregullon çështjen e zyrtarëve publikë.
“Ky projektligj është mjaft i rëndësishëm për zyrtarët publik, rregullohet qasja më e mirë e institucioneve. Bashkë me ligjin që e miratuam paraprakisht, e rregullojnë çështjen e zyrtarëve publik në Republikën e Kosovës”, u shpreh Hasani, raporton Ekonomia Online.