Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar raportin e vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se në raport janë paraqitë rekomandimet e komisionit, gjetjet, ndarjet e granteve në mënyrë që investimet kapitale të bëhen në bazë të kritereve të veçanta
“Ky raport prezanton përshtatshmërinë e sistemit të financimit të komunave për vitin 2018. Përshtatshmëria e sistemit vlerësohet duke marrë parasysh ligjin për financa duke përshirë edhe të hyrat vetanake. Në raport janë paraqitë rekomandimet e komisionit, gjetjet, ndarjet e granteve dhe investimet kapitale të bëhen në bazë të kritereve të veçanta. Duke pasë parasysh obligim ligjor ftoj kabinetin të aprovoj raportin”, ka thënë Hamza.