Mislav Karoglan largohet nga Ballkani

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Klubi nga Suhareka ka njoftuar se trajneri kroat, për arsye personale, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

Ballkani e ka falënderuar Karoglanin për punën, bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në klub, duke i uruar shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdim të karrierës.

“Mislav, faleminderit për gjithçka dhe suksese në rrugëtimin tënd të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit. 

Të ngjashme