Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në Mitrovicë është hapur një Ndërmarrje publike lokale.
Sipas këtij njoftimi kjo qendër do të menaxhoj 4 objekte rekreative sportive të financuara nga Komisioni Evropian.
“Mitrovica sapo u bë me një Ndërmarrje Publike Lokale të re: Qendra Multifunksionale Sh.A. Mitrovicë, e cila do të menaxhoj 4 objektet rekreative sportive të financuara nga Komisioni Evropian. Kjo do të thotë vende të reja të punës për këtë qytet”, thuhet në postimin e ministrit.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik gjithmonë e gatshme të përkrahë iniciativat e tilla të Komunës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.