76.885 vota apo 78.546 % të votave janë numëruar deri më tani në Mitrovicë, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Bedri Hamza i PDK-së po prin me 53,98% derisa pasohet nga Agim Bahtiri i Vetëvendosjes me 34,28 %, njofton Klan Kosova.
Raportohet ka pasë festë në Mitrovicë ku përkrahësit e PDK-së festuan edhe pas orës 22:00, duke mos e respektuar masën e orës policore.
Kjo komunë i ka shpëtuar balotazhit, pasi sipas rezultateve Hamza e ka fituar garën që në rundin e parë.